DURRËS- Policia Rrugore e Durrësit ka kryer kontrolle në të gjitha akset rrugore të qytetit gjatë një jave, ndërsa si rezultat janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 3 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
31 patenta janë pezulluar, nga të cilat 27 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.
Per celulare & pije jam dakort!Por keto hajduter te rrugures jane shum provokatore,qe te provokojne per rryshfet,nga F.Kruja ne Shkober e kane kthyer kete segment ne shtetrrethim.
Përgjigju