Perëndimi kërcënon përdorimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nëse ajo nuk kontribuon në përfundimin e luftës në Ukrainën Lindore.
Këtë e bëri me dije kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalës së saj në parlamentin gjerman.
Ndërkaq edhe sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar William Hague është shprehur se mosverpimi i Rusisë përbën shkak të fortë për të marrë masa kundër saj.
Më herët, kryeministri ukrainas, Poroshenko ka paralajmëruar se armëpushimi i së premtes mund të pezullohet pas 44 shkeljeve nga ana e saj. Së fundmi, përmendim sulmimin e së martës të një helikopteri ushtarak në lindje të Ukrainës.
Armëpushimi ishte pjesë e planit të paqes për t’i dhënë fund luftës, që siç raporton OKB-ja, që nga fillimi i muajit prill deri më tani ka marrë 420 jetë.
Ndërkohë Vladimir Putin ka marrë të mërkurën një vendim të papritur duke anuluar rezolutën në të cilën autorizonte përdorimin e forcave ruse në Ukrainë, vendim i cili u përshëndet edhe nga kancelarja Merkel.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO