Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse Sergei Lavrov në Shën Petersburg.
Lajmin për takimin me Lavrov e dha vetë Dodik përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Bosnja dhe Hercegovina i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Federatës Ruse, por që sanksionet të hyjnë në fuqi, Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës duhet të marrë një vendim praktik për këtë, gjë që kundërshtohet nga anëtarët e Këshillit të entitetit ‘Republika Srpska’.
Më herët gjatë këtij muaji ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov do të vinte në Serbi, ku do të takohej me presidentin Aleksandër Vuçiç në Beograd. Ndër të tjera ishte planifikuar edhe takimi me Dodik.
Vizita nuk u zhvillua për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi ndaluan fluturimin e avionit rus mbi hapësirën e tyre ajrore.
Gjatë vizitës së tij në Rusi, Dodik do zhvillojë bisedime edhe me drejtorin ekzekutiv të Gasprom, Alexei Miller. Takimet zhvillohen në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku marrin pjesë shtetarë nga 70 vende, sipas njoftimeve zyrtare.
Lajmi kryesor:
Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet
26 Dhjetor, 13:23
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Fluturimi i dronit në Shtëpinë e Bardhë, urimet e fundit për festat e fundvitit të Biden për amerikanët
26 Dhjetor, 11:52
-
Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat
26 Dhjetor, 08:46
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26