TEL AVIV - ''Izraeli nuk është i përfshirë në luftën siriane, por nëse na godasin, do përgjigjemi me gjithë forcën”.

Kështu është shprehur presidenti izraelit, Shimon Peres ndaj kërcënimeve kundër Izraelit në rastin e një ndërhyrjeje ushtarake përëndimore në Siri.

''Izraeli, ka thënë Peres, duke cituar mediat - ka një ushtri të fortë, inovative dhe të fuqishme dhe një sistem mbrojtjeje si kurrë më parë. Raportet e një sulmi kundër nesh janë të tilla sa të krijojnë panik''.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)