Përfaqësimi konsullor,
firmoset marrëveshja me Kosovën

Përfaqësimi konsullor,<br />firmoset marrëveshja me Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka nënshkruar në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij kosovarë, Enver Hoxhaj, në fushën e shërbimeve konsullore.

Hoxhaj e filloi vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, i pritur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha ka përshëndetur progresin që është arritur në Republikën e Kosovës si dhe marrëveshjen e nënshkruar të premten mes dy ministrave, Hoxhaj dhe Haxhinasto:

“Duhet të kemi bashkëpunim më të madh ekonomik dhe tregtar”, u shpreh Berisha.

Ministri Enver Hoxhaj tha se me kryeministrin Berisha janë pajtuar që të ketë një koordinim më të mirë në bashkëpunimin ekonomik, një shkëmbim më të fuqishëm tregtar, që të kemi një treg të lirë si në Shqipëri dhe në Kosovës si dhe më shumë investime të Shqipërisë në Kosovës dhe anasjelltas.

Sot, ministri Enver Hoxhaj është takuar edhe me homologun Edmond Haxhinasto, pas të cilit kanë nën nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e përfaqësimit konsullor.

“Marrëveshja e sotme do të jetë në funksion të shërbimeve konsullore për të dy shtetet, një model që sot funksion në mes shumë shteteve të botës, me qëllim që t’i shkojmë sa më pranë qytetarëve tanë, të Republikës së Kosovës edhe të Shqipërisë, sigurisht në ato vende ku Kosova ka përfaqësitë e saj diplomatike”, tha Haxhinasto.

Sa i takon zhvillimeve politike në Kosovë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka shprehur mbështetje e plotë për Qeverinë e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, duke kërkuar që këto marrëveshje të zbatohen.

Lidhur me protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, të dy ministrat janë shprehur kundër bllokimit të rrugëve, bllokimit të doganave, shkëmbimit të lirë, lëvizjes së lirë. “Vlerësojmë se kjo nuk është rruga edhe fryma evropiane për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë ndër të tjera Haxhinasto.

Ministri Hoxhaj do të zhvilloj takime sot, edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe me personalitete të tjera të jetës politike dhe akademike në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?