Borrell: Nuk jam në garë me Grenellin, marrëveshja Kosovë-Serbi me pajtimin e të dyja palëve

Borrell: Nuk jam në garë me Grenellin, marrëveshja Kosovë-Serbi me pajtimin e të dyja palëve

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, sot në mesditë ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Borell ka theksuar faktin se Kosovës i duhet një qeveri e re dhe se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së tha se kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e tyre, pra është çështje e kosovarëve se çfarë do të ndodhë me vendin e vet.

“Unë – tha Borrel do jem i lumtur që të krijohet një qeveri sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Ndërkaq, përsa i përket SHBA-së dhe të emisarit të tyre, Richard Grenell, Borell tha se BE nuk është në garë me të por se Kosova është një temë e rëndësishme për Europën, prandaj edhe ka investuar miliarda euro.

“Amerikanët kanë shumë plane dhe kanë plane për çdo gjë. Kanë plane për Lindjen e Mesme dhe këtu është çështje tjetër të kesh plan dhe të angazhohesh që të arrish sukses. Ne kemi qenë shumë të angazhuar në Kosova dhe kemi shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro. Por, nuk po bëjmë garë me amerikanët”.

Borrel tha se “SHBA dhe BE do të punojnë bashkë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe nuk do të ketë diferenca mes tyre në zgjidhjen e problemeve.

Dje përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm përpjekjet për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell tha se se në punën e tij të deritanishme të konkretizuar edhe me dy marrëveshje, një për linjën ajrore dhe tjetra për hekurudhën Prishtinë-Beograd, nuk kanë qenë të përfshirë as Gjermania, as Franca e as Bashkimi Europian.

Megjithatë ai tha se të gjithë ata që janë të interesuar për të ndihmuar janë të mirëpritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime