Gjatë vizitës në SHBA, përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar takim me përfaqësues të DEA. Në takim u fol për bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK është i vendosur që të garantojë ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!
Prej datës 2 gusht, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.
O spak,mjaft më me kapak,me reklama fotosh,videosh, intervista e më the e të thash. Kur do ta godasesh korrupsionin galopant aktual qeveritar?? Kur do godasesh dy banditet,ish pushtetarë salilike???
PërgjigjuHahahaha nga ne in shum cte marrin... Hahahahaha shyqyr dolet foto se Po I pals atyr eper shiperine e per trafikantet shqiptar. Ato nuk e din ku bie Albanistani. Hajde hajde...
Përgjigju