​Përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës: Ish udhëheqësit e UÇK-së do dalin faqebardhë

​Përfaqësuesit e  Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës: Ish udhëheqësit e UÇK-së do dalin faqebardhë

​Përfaqësuesit e UÇPMB-së

Kosovë -Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot takuar përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovc.

Në një konferencë për media, ata thanë se me këtë takim duan të dërgojnë mesazhe se thelbi i UÇPMB-së, është lufta e UÇK-së, dhe se besojnë në pastërtinë e kësaj lufte.

Ministri Selimi tha se besojnë në drejtësinë dhe luftën e UÇK dhe të gjitha atë luftëtarë që ballafaqohen me drejtësinë nuk janë vetë por e kanë prapa edhe UÇPMB-në.

Shaqir Shaqiri, përfaqësuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër. Ai tha se ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestuan nga Gjykata Speciale, javën e kaluar do dalin faqebardhë.

“Qëllim kemi pasur edhe ne si popull të jemi të lirë dhe të bashkuar proceset që ndodhen më vonë ishin befasi e radhës dhe jo e këndejshme. Si ushtarë të lirisë e kemi ditur që rruga është e vështirë, edhe këto proceset e ngritura për të parë nëse lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër i kemi mbështetur por si luftëtarë të lirisë jemi të zhgënjyer sepse një gjykatë që ngritet mbi thashethemet, nuk mund të jetë e drejtë gjykon një anshëm vazhdojnë të besojmë se drejtësisë ndërkombëtare mbetet e fuqishme. Dhe luftëtarët që këtyre ditëve janë arrestuar, do dalin faqebardhë. Besojmë se drejtësia ndërkombëtare nuk do jetë e njëanshme dhe ndikuar por do jetë e drejtë”, tha ai./KosovaPress

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)