Nën udhëheqjen e instruktorëve të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, efektivë e batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura Shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje në kushte të këqija atmosferike.
Stërvitja u zhvillua për perfeksionuan aftësitë e efektivëve në njohjen e armës dhe zhvillimin e qitjeve me pushkën snajper, nën drejtimin e instruktorëve të Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë amerikane.
Kjo është njoftuar nga faqja zyrtare e Forcave Tokësore shqiptare, të cilat kanë publikuar dhe disa pamje gjatë stërvitjes.
“Efektivët e batalionit të Dytë të Këmbësorisë, perfeksionuan aftësitë e tyre në njohjen e armës dhe zhvillimin e qitjeve me pushkën snajper, nën drejtimin e instruktorëve amerikanë të SFAB.”-thuhet në njoftim.