Përfitimi/ Kush nuk plotëson vitet e punës, ja si merret pensioni shtesë nga ISSH

Përfitimi/ Kush nuk plotëson vitet e punës, ja si merret pensioni shtesë nga ISSH

Foto ilustruese

Çdo person që nuk plotëson vitet e punës për të marrë pension të plotë pleqërie, mund të përfitojë përsëri një pension. Ligji për sigurimet shoqërore parashikon që nëse nuk i keni të plota vitet e punës, atëherë përfitoni pension social, plus të ardhurat shtesë për çdo vit që keni paguar kontribute. Për këtë arsyje ISSH sqaron se çdo qytetar duhet të dijë mënyrën si përfitohet pensioni social që më pas të llogarisë edhe vitet e punës që ka. Nëse keni paguar më shumë se 15 vite kontribute, atëherë përfitoni pension social (masa e të ciliët është 7 mijë lekë të reja), çdo vit shtesë iu shtohet kontributet që keni paguar tek ky pension, duke përfituar një pension më të lartë se 7 mijë lek.

Pensioni social

Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Përfitimi

Përfiton të drejtën për të kërkuar trajtimin financiar me pension social shtetasi shqiptar i cili ka plotësuar moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për pension dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.

Masa mujore e pensionit të plotë social të jetë e barabartë me shumën e pensionit të pjesshëm të pleqërisë të datës 31.12.2014, përllogaritur për 15 vite vjetërsi pune të siguruara kundrejt pagës minimale, shtuar me kompensimet për rritjen e çmimeve dhe për pensionistët me të ardhura minimale. Personat që kanë plotësuar moshën 70 vjeç, si dhe ata që janë rezidentë në Shqipëri në 5 vitet e fundit, kanë të drejtën e përfitimit të një pensioni social të pjesshëm, i cili është sa diferenca midis pensionit të social të plotë dhe të ardhurave mujore të deklaruara dhe të vlerësuara e të pranuara nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore.

Kërkesa për pension social

Shtetasi që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, paraqet kërkesën për përfitim dhe dokumentacionin e parashikuar, pranë agjencisë lokale të sigurimeve shoqërore, ku ka vendbanimin. Agjencia lokale e sigurimeve shoqërore shqyrton dokumentacionin e deklaruar, kërkon nga institucionet përgjegjëse konfirmimin e të dhënave dhe, pas konfirmimit, dërgon dosjen me dokumentacionin përkatës në drejtorinë rajonale \ të sigurimeve shoqërore. Pensionet sociale caktohen dhe dërgohen për pagesë nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore.

Vendimi i caktimit të pensionit social nënshkruhet nga inspektori përpunues, kryetari i degës së përfitimeve, kryetari i degës se financës dhe drejtori i drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Afatet e caktimit dhe të pagesës së pensionit social janë të njëjta dhe ndjekin të njëjtat rregulla, si dhe për pensionet e pleqërisë. Dokumentacioni i përfitimit dhe vendimet e drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore për caktimin dhe pagimin e pensionit social, auditohen çdo vit nga auditët e specializuar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Certifikimi i dosjeve të përfitimeve të caktuara për herë të parë, si dhe të përfitimeve të rishqyrtuara, të kryhet i plotë për secilën dosje përfituesi. Në rastet kur kërkuesi ka të ardhura individuale nga burime të tjera më të larta se masa e pensionit social e përcaktuar për vitin përkatës, pensioni social nuk caktohet. Dokumentet mbahen në dosjen e çelur për këtë qëllim, në të cilën bashkëlidhet edhe njoftimi zyrtar me arsyet dhe argumentet e moscaktimit të këtij përfitimi.

Dokumentacioni për përfitimin e pensionit social

Për të përfituar pensionin social, kërkuesi, së bashku me kërkesën personale, duhet të paraqesë edhe këto dokumente:

- Fotokopjen e kartës së identitetit.

- Deklaratën për gjendjen e tij social-ekonomike.

- Vërtetimin nga zyra e gjendjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha kur paraqet kërkesën për pension.

- Vërtetimin e drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore, që nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni.

- Vërtetimin nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike.

- Certifikatë pronësie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

- Vërtetim nga zyrat rajonale të SHSSH-së (nëse personi merr ndihmë ekonomike në përbërje të familjes së tij që përfiton ndihmë

ekonomike).

- Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, apo certifikatën e pronësisë mbi tokën.

- Deklaratë nëse është ose jo aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.

- Deklarata për gjendjen e të ardhurave dhe dokumentacioni i paraqitur nga kërkuesi verifikohet dhe dokumentohet nëse është i saktë dhe, pas këtij procesi, caktohet masa mujore e pensionit social.

- Një herë në vit përfituesi i pensionit social paraqet deklaratën e re për gjendjen e tij social-ekonomike, e cila, pasi verifikohet nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, shërben si dokument për vazhdimin e përfitimit, rillogaritjen ose ndërprerjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat