Përfitoi dieta në çadër deputetja
e PD: Mos u kthefsha më kurrë...

Përfitoi dieta në çadër deputetja<br />e PD: Mos u kthefsha më kurrë...
Deputetja e PD, Arbjola Halimi ka reaguar sot ndaj shkrimit të Shqiptajra.com ku janë zbardhur paratë që kanë marrë deputetët e PD nga Kuvendi i Shqipërisë, gjatë kohës që ishin të ngujuar në çadër.
 
Halimi ka përfituar 125 mijë e 952 lekë të reja dieta dhe karburant gjatë çadrës.
 
Por në një reagim në Facebook, ajo mohon të ketë marrë para nga buxheti i shtetit.
 
Ajo shkruan gjithashtu se gjithçka është një sulm i porositur ndaj saj.
 
Postimi i Arbjola Halimit:
Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.

Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.
 
Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.
 
E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.
 
Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre!


arbjola halimi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave