Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar gjatë mesnatës. Ai shtoi shpejtësinë e makinës me të cilën qarkullonte sapo policia i kërkoi të ndalonte.
Duke përfituar nga errësira, i riu R.S ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë pas kontrolleve të kryera nga efektivët, në makinën tip “Volvo”, u zbuluan 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve, 24 vjeçari u kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE në këmbim të shumave monetare.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të të riut ndaj të cilit rëndon akuza e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në këmbim të pagesave të caktuara.