Bandat kriminale shqiptare po ofrojnë ‘zbritje të sezonit festiv’ për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull ‘ofertave’ që shqiptarët po reklamojnë në rrjetin social Tik Tok. Daily Mail shkruan se kjo është një tallje me përpjekjet e ministrave për të goditur kalimin e paligjshëm të emigrantëve.
Sipas tyre kontrabandistët shqiptarë po përdorin reklamimet në rrjetet sociale për të promovuar kalimet drejt Britanisë me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve, një zbritje prej 37,5 për qind, ndërsa tarifa e zakonshme për kalimin me gomone drejt Britanisë së madhe është 8,000 £.
Një reklamë shqiptare në TikTok , që paraqet një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar ‘100 për qind sukses’.
Një reklamë në Instagram për kalimin drejt Britanisë me kamion ofron një ‘çmim me ulje’ për një udhëtim më 20 dhjetor: “Një person 6,000 £. Nëse jeni dy persona, 5000 £ secili.”, thuhet në këtë promovim.
Mbërritjet nga Shqipëria me varka dhe gomone kanë rënë që kur qeveria britanike e caktoi shtetin një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në MB dhe kthehen atje brenda disa ditësh.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
47.9%
-
I gabuar
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
12.3%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të veshur si pastrues rrugësh, si po e terrorizon mafia shqiptare ‘Tiranën e Vogël’ në Londër
2 Mars, 11:28
-
Bandat shqiptare mbushin Britaninë me cigare të paligjshme! Daily Mail: Përdorin TikTok për t'i shitur, ofrojnë edhe 'dërgesa ekspres'
2 Mars, 10:48
-
Britani e Madhe/ Të Gjelbrit i ‘rrëmbejnë’ vendin Partisë Laburiste, kryeministri Starmer paralajmëron për një ‘katastrofë përfundimtare’
27 Shkurt, 07:55
-
Anglia dixhitalizon sistemin e vizave, Ambasada britanike në Tiranë: Nga sot vetëm vizë elektronike për vizitorët
25 Shkurt, 16:36
-
Mrekullia e shkencës, fëmija vjen në jetë nga mitra e dhurueses së vdekur
24 Shkurt, 14:53
-
U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik Mandelson
24 Shkurt, 08:09
-
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson!
23 Shkurt, 18:20
-
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bën bilancin: 606 emigrantë të vdekur ose të zhdukur gjatë kalimit me varkë në Mesdhe
23 Shkurt, 18:00
-
Akuza të reja për ish-princin britanik Andrew, udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve
23 Shkurt, 16:00
-
Bota paralele e ish-princit Andrew: Mendon vetëm për kuajt e makinat por jo për skandalin, vetëm ankohet!
22 Shkurt, 11:51
-
Pse u arrestua ish-princi britanik Andrew dhe u mor 12 orë në pyetje, analiza: Emailet për Epstein (janë vetëm maja e ajsbergut)
20 Shkurt, 07:34
-
Çështja Epstein/ Lirohet ish-princi Andrew i akuzuar se i ka ‘shitur’ sekrete financierit! Mbreti: Drejtësia të bëjë punën e saj
19 Shkurt, 11:05