Shqipëria renditet e 61-ta në rang botëror dhe ndër të fundit në rajon për gjendjen mjedisore, sipas Indeksit Botëror të Performancës mjedisore.Indeksi i Performancës mjedisore (EPI) rendit vendet në të gjithë botën sipas performancës së tyre në 2 çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve dhe përpilohet nga Universiteti Yale në SHBA.

Treguesit masin objektivat ose mungesën e tyre të implementuara nga kombet, të krahasuar me njëri-tjetrin. Duket se Shqipëria ka renditje të ulët në rajon sa i përket reformave të ndërmarra për mbrojtjen e ekosistemeve, duke qenë se renditet vetëm përpara Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ndërsa të gjithë shtetet e tjera ballkanike janë të pozicionuara më mirë se vendi ynë, jo vetëm nga hapat e reformat e marra, por edhe mekanizmave të tjera në mbrojtje edhe të jetës njerëzore si pastrimi i mjedisit, pastrimi dhe filtrimi i ujit etj.

Shqipëria ka një cilësi të ujit të pijshëm jo brenda normave të duhura, sipas raportit, ku pjesa më e madhe e ujit të konsumuar nga banorët rrjedhin nëpër tubacione të patrajtuara dhe sasia e ujit të pijshëm brenda rregullave është shumë e vogël.

Tre vendet me performancën më të mirë nga 180 ekonomi të analizuara janë Findlanda, islanda dhe Suedia, ndërsa të fundit në listë janë Madagaskar, Eritrea dhe Somalia./Monitor

renditja mjedisore

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)