Shkarkohet drejtori i Hipotekës së Vlorës, Sokol Bana 6 muaj pas emërimit në këtë detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas analizës së ushtruar në Hipotekën e qytetit bregdetar. 

Report Tv ka mësuar se shkak për shkarkimin është bërë performanca e dobët e Banës në kryerjen e detyrës. 

Sokol Bana u emërua në krye të Hipotekës së Vlorës në janar të këtij viti, si vijim i reformës së nisur në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve.