Digjet një makinë në Kamëz, përfshihen nga flakët edhe 2 të tjera

Digjet një makinë në Kamëz, përfshihen nga flakët edhe 2 të tjera

3 makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kamëz.

Policia bën me dije se në rrugën "Donald Trump", ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, si pasojë e një defekti në pjesën e motorit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.

Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.

Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran

Sulmi izraelit, VIDEO e shpërthimeve pranë bazës ushtarake në Iran