SHKODËR- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Shkodër, në disa baraka ku jetojnë anëtarë të komunitetit rom.
Siç shihet edhe nga këto pamje zjarri është i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth ores 08-38"min pas nje njoftimi ne sallen operative te Sherbimit Zjarrfikes ne nr 128 ka mberritur nje telefonate se ne lagjen Tepe, aty ku banojne disa qytetare te komunitetit Rom ka rene zjarr.Menjehere eshte nisur ne vendgjarje me dy automjete zjarrfikes turni i gatshem me komandant sherbimi Edison Suma.Si pasoje e zjarrit ka vetem deme materiale, por fatmiresisht ska persona te lenduar..Respekt dhe mirenjohje per heronjte e M.Z.SH BASHKIA SHKODER.!..Edison Suma, Gazmend Çeliku, Ilirian Hotaj, Arsid Pellumbi, Soed Murati, Ramiz Brahaxhia, Arlind Sala”, shkruan zjarrfikësja Shkodër.