Disa kabina plazhi janë përfshirë nga flakët në zonën e Ilirisë në Durrës. Fillimisht ka marrë flakë kabina e shtetasit D.H dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe në kabina të tjera të pabanueshme dhe të banueshme. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
'Rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish kabinat e plazhit, në zonen e Ilirias kishte rënë zjarr, në kabinen e shtetasit D.H, dhe më pas është përhapur me shpejtesi dhe në kabina te tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përvec dëmeve materiale në dy kabina të banueshme.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimine rethanave të ngjarjes dhe pëcaktimin e shkaut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.