Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 të Durrësit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme duke rrezikuar edhe apartamentet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata u vu nën kontroll duke penguar përhapjen e flakëve në ambiente të tjera të pallatit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar.