Shuhet pas 8 orësh zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, shkrumbohen 14 ha ullishta

Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë fikur zjarrin e rëne në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar, morën pjesë për shuarjen e zjarrin 4 zjarrefikse dhe 25 forca zjarrefikse. Për shkak të terrenit, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e zjarrefikseve, pompa dhe me krah. 

Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme, ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme

Po ashtu dhe në fshatin Mazhë e Vogël të Krujës, një zjarr ka djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe për pasojë janë djegur mbi 200 rrënjë ullinj.

Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por efektivët, të  ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët. Zjarri është  lokalizuar dhe rreziku për banesat është eliminuar, por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Shuhet zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, flakët shkrumbuan 14 hektarë ullishte

 

Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë arritur që të fikin zjarrin e rënë në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.

Mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave paraprak, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar.

Ndërsa, për shuarjen e zjarrit morën pjesë 4 zjarrfikëse dhe 25 forca zjarrfikëse. Për shkak të terrenit të vështirë, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e efektivëve, pompa dhe me krah.

Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.

Ora 16:31
Zjarr në Krujë, flakët djegim rreth 200 rrënjë ullinj në Mazhë të Vogël! Terreni vështirëson ndërhyrjen

Një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj është përfshirë nga flakë në fshatin  Mazhë e Vogël.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe deri në këto momente  ka djegur mbi 200 rrënjë ullinj. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse , por efektivët, të  ndihmuar dhe nga banorët e zonës po punojnë në me mjete rrethanore për të shuar flakët.

Zjarri është  lokalizuar dhe rreziku për banesat është  eliminuar por flakët vijojnë të djegin ullinj dhe shkurre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren