VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Report Tv sjell pamje teksa shihen forcat zjarrfikëse që po shuajnë flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Kjo është hera e disatë që i vihet zjarri fushës së mbetjeve, ku rasti më i fundit ka qenë para 5 ditës.
Një problematikë e tillë po ndodh prej kohësh, e ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se zgjidhja është landifili i Sheristës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë avancim në këtë drejtim.
Komento