Një godinë që më parë është përdorur si konvikt pranë Xhamisë së Bulqizës është përfshirë në flakë ditën e djeshme.

Qytetarët sapo kanë konstatuar zjarrin afër ambienteve të xhamisë, menjëherë kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Zjarri dyshohet se është vënë nga disa fëmijë të cilët kanë qenë duke djegur disa rroba. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit.