Përfshihet në flakë një makinë pranë Kopshtit Botanik, një tjetër humb kontrollin dhe aksidenton 2 këmbësorë

Përfshihet në flakë një makinë pranë Kopshtit Botanik, një tjetër humb kontrollin dhe aksidenton 2 këmbësorë

Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë në flakë pasditen e sotme pranë Kopshtit Botanik. Sipas policisë shkak ka qenë një defekt teknik.

Ndërkaq në orën 17:10, në ish Misto-Mame një makinë tjetër ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar 2 këmbësorë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 17:00, pranë Kopshtit Botanik,dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetasi D.D, ku ka vetëm dëme materiale. Rreth orës 17:10, në ish Misto-Mame, shtetasi Sh. T., 56 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge. Si pasojë ka asidentuar dy këmbësore shtetasit L. K., 23 vjeçe dhe D. D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet