Masivi pyjor i fshatit ‘Lajthiz’ në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë u përfshi nga flakët e zjarrit.
Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës të së enjtes dhe është arritur të izolohet brenda 5 orëve.
Sipas Kryebashkiakut të Mirditës, Ndrec Dedaj zjarri ka përshkuar rreth 2 hektarë pyje, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe punonjësve të shërbimit pyjor është bërë e mundur mospërhapja e flakëve, duke shmangur dëmet e mëdha që mund të shkaktoheshin në pyje.