Një apartament në Gjirokastër, brenda të cilit ndodhej një e moshuar, është përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në lagjen “18 Shtatori”, në katin e parë të një pallati ku u konstatua se në banesë ndodhej Çevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe gjendej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e së moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë.
Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera. Si pasojë e zjarrit, në banesë pati dëme materiale.
Komente









