Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si '21 Dhjetori' në lagjen 'Fusha e Zezë'.
Në momentin që ka rënë zjarri familjarët e kësaj banese kanë qenë brenda, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e Tiranës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Komento