Përfshihet nga flakët banesa e një gruaje në Durrës, tymi mbulon dhe apartamentet e tjera (VIDEO)

DURRËS- Një banesë pranë stacionit të trenit në Durrës ka marrë flakë. Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm shtëpia e Dh. H. ka marrë flakë, duke shkaktuar dëme materiale. Siç shihet edhe në video, tymi ka mbuluar edhe dritaret e apartamenteve të tjera.

Mësohet se dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

"Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.

1601194167_zjarrdurres.jpg

Zjarri te pallati në Durrës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale