Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen nr.12 në Korçë. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, pasi pjesa më e madhe e shtëpisë është djegur.

Policia bën me dije se, brenda banesës ndodhej i moshuari, Tomi Sofroni i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes, janë të pranishëm forcat e repartit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat e përfshirjes së banesës nga flakët ndërsa grupi hetimor i policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.