Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kaninës, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer teksa automjeti ishte në lëvizje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes. Flakët kanë përfshirë me shpejtësi mjetin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët.
Hetimet për rastin vijojnë.
Komente




