Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq rreth orës 13:30 të kësaj të marte.
Nga të dhënat paraprake, nuk ka njerëz brenda fabrikën që ka pësuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Komento