GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë bllokun e paletave të drurit jashtë godinës së fabrikës së prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH se Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit të cilët kanë vënë flakët nën kontroll.
'Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse të Libohobës, Dropullit dhe Gjirokastrës, kanë bërë që të shuhet në kohë zjarri i shkaktuar në oborrin e fabrikës së prodhimit të lëngjeve Amita, në Libohovë, pasditen e sotme.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetem disa dëme materialesh në mjediset e jashtme të fabrikës. Situata është normalizuar dhe puna do të vazhdojë normalisht thuhet në një reagim të kompanisë për Report TV e cila falenderon forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen në kohë.