Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar fabrikën e sfungjerit në fshatin Katund i Ri të Elbasanit. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në sistemin elektrik. Fabrika e sfungjerit në pronësi të Florenc Salibashit ushtronte aktivitetin prej vitesh, pa pasur asnjë problem të raportuar më parë.
Ndërkohë për shkak të përmasave të mëdha të flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur 5 automjete zjarrfikëse që kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë janë evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në fabrikë gjatë rënies së zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç atyre materiale.
Shefi i zjarrfikëses, Tajar Alla tha se zjarri ishte i përmasave aq të mëdha saqë 5 mjetet zjarrfikëse duhet të rimbusheshin me ujë dhe të ktheheshin sërish në vendngjarje. Zjarri ka rrezikuar një kabinë elektrike që ndodhej pranë fabrikës por fatmirësisht është vënë nën kontroll, duke mos shkaktuar dëme të tjera përveç atyre materiale në fabrikë.
Një defekt në sistemin elektrik raportohet të ketë sjellë shkrumbimin e fabrikës së sfungjerit me vendndodhje në fshatin Katund i Ri të Elbasanit.
Në vendngjarje kanë mbërritur 5 automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Fabrika në pronësi të 53 vjeçarit Florenc Salibashi, ushtronte prej vitesh aktivitetin pa asnjë problem të raportuar më parë.