GJIROKASTËR- Flakët kanë përfshirë një "Fast-Food" në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili nisi pas një defekti të shfaqur ne frigoriferin e lokalit,  në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Dëmet materiale në lokalin e Afron Muços janë të shumta, por fatmirësisht nuk është lënduar asnjë njeri.