Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos.

Sipas informacioneve paraprake të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, çka ka bërë që të kërkohet ndërhyrje edhe nga zjarrfikëset e Fierit e Roskovecit. Në vendngjarje ndodhen 7 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat përveç fermës ka përfshirë edhe bazën ushqimore. Ende nuk ka një bilanc të qartë dëmesh.

Zjarri po shkon drejt neutralizimit të plotë, pa rrezik për t'u përhapur.