I vihet flaka 'Range Roverit' në parkim, shkrumbohen dhe 3 mjete të tjera, lëndohen 8 banorë të pallatit në Astir! Kush është pronari, vëllai i ndërtuesit që u plagos në 2021 (VIDEO)

TIRANË- Banorët e një pallati në 'Astir' janë zgjuar në mesnatë nga tymi i flakëve që kishte rënë në garazhin e pallatit. 8 prej tyre kanë mbetur të lënduar, teksa zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Shënjestër ka qenë pronari i pallatit Dritan Llanaj, njëkohësisht edhe vëllai i Sino Llanaj, edhe ky i fundit ndërtues, i arrestuar më herët disa herë më parë për mashtrime me shitjen e apartamenteve. Zjarri i është vënë 'Range Roverit' në pronësi të pronarit të pallatit, teksa si pasojë e flakëve që dolën jashtë kontrollit, u shkrumbuan edhe 3 makina të tjera që ishin parkuar aty ngjitur.

Në pallat kanë zbarkuar ekspertë antieksplozivë të RENEA-s, të cilët dolën në përfundimin që nuk i ishte vënë tritol, por i ishte vënë flaka. Zjarrfikësit e Tiranës punuan për disa orë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve. Shkallët dhe ashensori i pallatit u mbushën me tym, çfarë detyroi zjarrfikësit të përdorin shkallët e emergjencës.

Banorët, të tmerruar nga ajo që përjetuan, tregojnë momentet e para të pamundësisë për të dalë jashtë.

"Dolëm vet se dolëm shpejt"

"Kemi marrë fëmijët dhe kemi zbrit me vrap. Ne dolëm të parët. Banorët e tjerë kanë pasur shumë problem"

"Tym i madh, gati sa nuk u asfiksuam. E kapëm shpejt. Një pjesë ngelën nëpër ballkone", thanë ndër të tjerët banorët.

Dritan Llanaj, përveçse pronar i makinës, është edhe pronar i pallatit ku ndodhi ngjarja. Ai është vëllai i biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj. Hetuesit dyshojnë se ngjarja është si pasojë e konflikteve të vazhdueshme të familjes Llanaj me pronat në kryeqytet. Më herët, qytetarë të ndryshëm kanë protestuar me pretendimin se janë mashtruar me shit-blerjen e apartamenteve, ndërsa kanë kërkuar edhe dëmshpërblim. Aktualisht, kjo është pista kryesore ku hetimet janë përqendruar për ngjarjen e rëndë, e cila për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Makina të djegura dhe me xhama të thyer, pamje brenda garazhit që u përfshi nga flakët në Astir

 

Report Tv ka siguruar pamjet brenda garazhit të makinave që u përfshi nga flakët gjatë natës në Astir pasi iu vu zjarri automjetit ‘Range Rover’. Aty duket se makinat janë shkrumbuar tërësisht.

Ora 12:37
E shkrumbuar tërësisht, shihni pamjet e makinës 'Range Rover' që iu vu flaka në parkim (VIDEO)

 

Automjeti tip "Range Rover" është shkrumbuar tërësisht pasoi iu vu flaka gjatë natës në garazhin e pallatit në zonën e Astirit në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket sapo e kanë nxjerrë nga garazhi dhe se nuk i ka mbetur asgjë ndërsa nuk dihet ende nëse makina ka shpërthyer për shkak të sasisë së tritolit apo i është vendosur lëndë djegëse. Mjeti rezulton në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit. 

Ora 10:44
Banesat e tyre u përfshinë nga tymi, flasin banorët e pallatit në Astir: Dëgjuam shpërthim, dolëm duke u rënë dyerve të njëri-tjetrit! Disa ngelën në ballkone

 

Banorët e pallatit në Astir, ku u dogjën makinat në garazh, e si pasojë e flakëve banesat u përfshinë nga tymi duke rrezikuar jetën e tyre, u shprehën se kanë dëgjuar shpërthime. Ato treguan se janë zgjuar në mesnatë duke trokitur në dyert e njëri-tjetrit, ndërsa disa nga banorët dolën në ballkone.

‘Dolëm vet se dolëm shpejt. Disa kanë ndejtur për ballkone. Policia ka qenë në moment këtu. Disa thonë ka pasur shpërthime. Janë djegur kabllot dhe nuk ka ardhur asnjë pjesëtar i bashkisë me pa ngjarjet këtu.

Kam marrë dy fëmijët nusen. Nusja ka qenë zgjuar dhe ka dëgjuar krisëm dhe ka dalë shpejt në ballkon për të parë. Ka parë tym. Ka shkuar të hapë derën dhe tymi ishte në derën tonë. Kemi marrë fëmijët dhe kemi zbrit me vrap. Ne dolëm të parët. Banorët e tjerë kanë pasur shumë problem. Nuk kam parë zjarrfikëse. Ka pasur shumë zhurmë. Krisëm ka pasur. Nusja më ka zgjuar mua, unë për vete isha djeg aty.

Ishim në gjumë, dolëm duke u ra dyerve të njëri-tjetrin. Tym i madh, gati sa nuk u asfiksuam. E kapëm shpejt. Një pjesë ngelën nëpër ballkone. Zjarrfikësja ka ardhur me vonesë, por policia erdhi në kohë. Disa thonë ka pasur shpërthim, disa thonë se kanë plasur gomat e makinës. Nuk kemi ujë fare, asnjë nga bashkia nuk ka ardhur që të shohë gjendjen këtu.’- thanë banorët.

Ora 09:52
Zjarri në Astir, flakët nisën nga makina e vëllait të ndërtuesit Sino Llanaj, u plagos në janar 2021

Report TV mëson se detaje të reja nga zjarri në parkimin e pallatit. Në vendngjarje janë thirrur edhe ekspertë antieksplozivë të RENEA-s për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit. Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj. Ndërtuesi Sino Llanaj ka qenë i arrestuar disa herë më parë për mashtrime me shitjen e apartamenteve

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës