Përfshihet nga flakët e zjarrit gropa e grumbullit të mbetjeve urbane të qytetit e fshatrave që ndodhet mbi fshatin Mamaëz të Kukësit. Vatra e zjarrit sipas Shërbimit Zjarrfikës është aktivizuar në hyrje të këtij vendgrumbullimi ndërsa flakët janë përhapur duke mbuluar me një re tymi të gjithë zonën por edhe duke ndotur zonën.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve. Mësohet se zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre pasi gropa e grumbullimit të mbetjeve urbane rrethohet nga masiv pyjor me dushqe ndërkohë që prania e erës mund të favorizojë përhapjen e flakëve. Ky është rasti I katërt I rënies së zjarreve në Kukës gjatë kësaj vere.