VIDEO/ Përfshihet nga flakët hoteli në Devoll, shkrumbohen plotësisht 6 dhoma të katit të tretë! Shkak dyshohet defekti në rrjetin elektrik

KORÇË- Një hotel në zonën e Vranishtit të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se hoteli ka marrë flakë në pjesën e çatisë dhe siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, njëri kat i ndërtesës me 6 dhoma, është shkrumbuar totalisht. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale.

Burime nga zjarrfikësja e Devollit bëjnë të ditur se zjarri nisi nga çatia, tip papafingo e hotelit. Duke qenë trarët dhe pjesa më e madhe e saj ishin prej druri, zjarri u shpërnda me shpejtësi vetëm në katin e tretë të godinës trekatëshe.

Sipas burimeve nga Policia e Devollit, bëhet e ditur se në momentin e nisjes së flakëve nuk kishte klientë në objekt, por vetëm pronarët të cilët bënë edhe lajmërimin e zjarrfikëses, ata dolën pa probleme dhe me shpejtësi nga objekti. Vetëm brenda pak minutash mbërritën dy mjete të shërbimit zjarrfikës, por për shkak se zjarri ishte përhapur në të gjithë katin nuk mundën të shmangnin dëmet materiale.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i cili gjendej në çatinë e objektit, gjithsesi akti i ekspertimit pritet të kryhet ditën e sotme nga policia në bashkëpunim me zjarrfikësen.

Paraprakisht dihet që janë shkaktuar dëme të mëdha në katin e tretë, në të cilin u përfshinë të gjashta dhomat. Hoteli për shkak se gjendet në buzë të rrugës Korçë – Devoll shërbente kryesisht për kalimtarët e rastit dhe duke qenë se ishte një vakt dreke në të nuk kishte asnjë klient.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve por paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjeti elektrik i ngrohjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Zjarri në hotelin në Devoll, dyshohet se shkak mund të ketë qenë rrjeti elektrik në papafingo

1701703038_korce.jpg

Burime nga zjarrfikësja e Devollit bëjnë të ditur se zjarri nisi nga çatia, tip papafingo e hotelit. Duke qenë trarët dhe pjesa më e madhe e saj ishin prej druri, zjarri u shpërnda me shpejtësi vetëm në katin e tretë të godinës trekatëshe.

Sipas burimeve nga Policia e Devollit, bëhet e ditur se në momentin e nisjes së flakëve nuk kishte klientë në objekt, por vetëm pronarët të cilët bënë edhe lajmërimin e zjarrfikëses, ata dolën pa probleme dhe me shpejtësi nga objekti. Vetëm brenda pak minutash mbërritën dy mjete të shërbimit zjarrfikës, por për shkak se zjarri ishte përhapur në të gjithë katin nuk mundën të shmangnin dëmet materiale.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i cili gjendej në çatinë e objektit, gjithsesi akti i ekspertimit pritet të kryhet ditën e sotme nga policia në bashkëpunim me zjarrfikësen.

Paraprakisht dihet që janë shkaktuar dëme të mëdha në katin e tretë, në të cilin u përfshinë të gjashta dhomat. Hoteli për shkak se gjendet në buzë të rrugës Korçë – Devoll shërbente kryesisht për kalimtarët e rastit dhe duke qenë se ishte një vakt dreke në të nuk kishte asnjë klient.

Ora 16:28
VIDEO/ Zjarri shkrumboi katin e tretë të hotelit në Devoll

Zjarri I madh që përfshiu pasditen e sotme një hotel në zonën e Devollit shkaktoi dëme të mëdha.

Report Tv sjell pamje. I gjithë kati I tretë ku ndodhet dhe çatia është shkrumbuar. Flakët vijuan për disa orë.

Ora 15:38
Zjarri në një hotel të Devollit, shkrumbohen plotësisht 6 dhoma të ndërtesës! Dëme të konsiderueshme materiale

1701698217_finalprojekt.00002305.Still089.jpg

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar si pasojë e përfshirjes nga flakët të hotelit tre katësh në Devoll të Korçës.

Mësohet se si pasojë e flakëve, janë djegur plotësisht 6 dhoma të hotelit. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?