Një hotel është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Sarandë. Zjarri ka rënë në papafingon e hotelit 'Epirus' rreth orës 07:00, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në kutinë shpërndarëse.

Zjarri ka shkaktuar panik te punonjësit që kanë dalë me shpejtësi nga ambientet e hotelit, por edhe te banorët e zonës në lagjen nr. 4. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani pohon se në katin e fundit jetonte pronari i hotelit ndërsa nga zjarri janë djegur edhe një shumë parash që kishte.

Report Tv siguron pamjet e momentit kur hoteli është i përfshirë nga flakët, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por çatia dhe ambientet e brendshme janë djegur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Pamjet nga lart/ Ja si u dogj kati i fundit i hotelit në Sarandë (FOTO)