Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen “Kastriot Muço" në Fier.
Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.
Operatorët e OSHEE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.
Komento