Në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë, mesditën e sotme, një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikur për jetën.
Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.