Një kasolle bagëtish në fshatin Verbas të Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme, por falë ndërhyrjes së shpejtë të repartit zjarrfikës Fier dhe Patos, flakët u izoluan dhe ndërtesa u shpëtua. Mësohet se ndërtesa ( kasollja e bagëtive) ku ra zjarri, në pronësi të Kalije Mehilli, pati vetëm disa dëmtime materiale.
Kasollja që u përfshi nga zjarri
Fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli shtëpia që ndodhej fare pranë kasolles, e cila u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme.
Na ra zjarri, na u dogj kasollja që mbanim zahiret e dimrit dhe barin e bagëtive, por falë ndërhryjes së shpejtë të zjarrfikëses që erdhën në kohë, na ndihmuan për shuarjen e zjarrit dhe na shpëtoi banesa që është fare pranë kasolles ku ra zjarri.
E zonja e shtëpisë Kalije Mëhëlli