Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një banese në Vlorë, në lagjen "Rilindja".

Si pasoje e flakëve në banesën në pronësi të Tare Sejdiut, është djegur pjesërisht kuzhina.

Me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse u bë e mundur shpëtimi i një të moshuari që ndodhej në banesë në momentin që është  përfshirë nga flakët.