Përfshihet nga flakët kodra me ullishte e fiq të Beratit, tymi mbulon zonën (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Duhanas të Beratit, ku deri më tani janë djegur së paku 1 ha shkurre e bimë të ndryshme kryesisht me fiq dhe ullinj.

Zjarri ka rënë në një zonë kodrinore dhe flakët po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe mos pasja mundësi e një ndërhyrje nga ana e zjarrfikëseve për shkak të terrenit të vështirë. Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja nga çobanët. 

Ndërkohë zjarrfikësit në vendin e ngjarjes po tentojnë që t'i afrohen zjarrit për ta shuar. Mbi zonë është ngritur një re e madhe tymi, që mund të sjellë edhe probleme me frymëmarrjen tek banorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan