Zjarri që përfshiu kuzhinën e një kompanie private në Fllakë të Durrësit i ka kushtuar jetën një punonjësi të huaj.
Edhe pse kolegët ndërhynë për ta nxjerrë, Omar Faruk, 25 vjeç, nga Bangladeshi nuk arriti dot të mbijetonte për shkak të asfiksisë nga tymi i dendur.
Bëhet e ditur se një tjetër punonjës i huaj, ka pësuar dëmtime. 30-vjeçari nga Kenia po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Durrësit.
Shkak për ngjarjen mësohet të jetë bërë rrjedhja e një bombule gazi në mjediset e gatimit për punonjësit e kompanisë “Shaga” Trans, kompani e cila meret me prodhimin e mjeteve lundruese.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ndihmoi në kufizimin e flakëve të cilat rrezikonin përfshirjen e ambjenteve të tjera të kompanisë. Mësohet se një grup ekspertësh po hetojnë detaje rreth kësaj ngjarje që i kushtoi jetën një punonjësi të huaj dhe shkaktoi dëmtimin e një tjetri. Pas ngjarjes në mjediset e kompanisë mbërriten dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Komente






Iken nga Kenia me idene qe do jete me i sigurt ne albantistan por te del e kunderta or teeeejjjjj
Përgjigju