Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, një makinë me targa AA217OG është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit.

Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një defekt në  impiantin elektrik të mjeti.