Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen Karabash të Vlorës duke alarmuar autoritetet e qytetit bregdetar.
Kanë qenë banorët ata që kanë parë tymin që po dilte nga makina dhe kanë njoftuar zjarrfiksit të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Komento