TIRANË - Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur para institucionit të Presidencës, ndërsa nga automjeti  tip “Benz” me targë “AA517 GO” ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë se shoferi i automjetit bashkë me dy pasagjerë fatmirësisht kanë dalë në kohë nga makina, ndërsa policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke bllokuar zonën për të shmangur çdo rrezik.

Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja e cila në pak minuta ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 
Nga të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se shkak i rënies së zjarri ka qenë një defekt teknik.

makina ne flak

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)