Përfshihet nga flakët gadishulli i Karaburunit, në rrezik edhe pylli i Llogarasë (VIDEO)

Një zjarri përmasave të mëdha ka përfshirë gadishullin të Karaburunit orët e para të kësaj të enjteje. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në këtë gadishull, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe pjesën e pyllit të Llogarasë nëse do të favorizohet nga era në drejtim të lindjes.

Ndërkohë në vendin  e ngjarjes kanë shkuar specialistët e zonave të mbrojtura të Vlorës, ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës së zjarrit për shkak të mungesës së rrugës. Një grup prej tyre është nisur me këmbë drejt vendngjarjes dhe do të përpiqen të shuajnë flakët.

Aktualisht fikja e zjarrit që ka përfshirë kullotat me barë dhe shkurre në këtë zonë po bëhet me mjete rrethanore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur