Përfshihet nga flakët godina e pabanuar në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme! Flasin banorët: Na u rrezikuan shtëpitë

Rrënojat e një godine të braktisur në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë mbrëmje. Mësohet se ajo është djegur pjesërisht, ndërsa janë rrezikuar edhe banesa të tjera.

Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia. Deri tani, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Një qytetar tha për Report Tv se ju rrezikuan banesa, ndërsa tani situata është nën kontroll. Ai tha se nuk ka informacion nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme apo jo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'