Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Elbasanit. Ngjarja u regjistruar rreth orës 17:55, në lagjen "Kala", ndërsa automjeti, në pronësi të një 22-vjeçari me inicialet E.S., është shkrumbuar pjesërisht.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Komento